Tradita e përkthimeve në gjuhën shqipe ishte fokusi i aktivitetit të zhvilluar në Bibliotekën Shkencore Universitare sot në Shkodër. Aktiviteti i titulluar “Gjuha e kombeve n’gjuhën shqipe” nisi me historikun e përkthimit e në mënyrë të veçantë publikimet e 46 përkthyesve të kohës në revistën e njohur periodike “Hylli i Dritës”.
Pjesë e panelit si të ftuar ishin edhe pedagogët e nderuar Edlira Bushati, Alma Hafizi dhe Arben Bushgjokaj të cilët folën më shumë mbi përkthimet e ndryshme në gjuhën shqipe.
Aktiviteti i ditës së sotme shënoi njëkohësisht edhe përmbylljen e të gjithë serisë së veprimtarive të dedikuara Ditës Botërore të Librit.
©️ Marjo Gjini
