Biblioteka Shkencore e universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës vijoi edhe përgjatë ditës së sotme me aktivitetet e dedikuara Ditës Botërore të Librit, ku sot u zhvillua një aktivitet në formën e një bashkëbisedimi mes studentëve të degëve: Gazetari dhe Gjuhë-Letërsi dhe profesorëve, që përveç punës së tyre akademike janë edhe krijues duke kontribuar në jetën kulturore dhe duke e pasuruar atë me veprat e tyre.

Aktiviteti i sotëm “Letërsia, mes profesionit e pasionit” kishte të ftuar Prof. Dr. Alfred Çapalikun, Doc. Ridvan Dibrën dhe Prof. As. Dr. Arben Prendin ndërsa ishte parashikuar te ishte edhe akademikja Prof. Dr. Ledri Kurti e cila për arsye objektive mungonte në takim.
Studentët nga ana e tyre interpretuan dhe vlerësuan pjesë nga krijimtaria e shkrimtarëve të ftuar në bashkëbisedim me ta duke i parë në një dimension tjetër emrat e njohur të letërsisë.
Aktivitetet dedikuar librit do të vijojnë përsëri në Bibliotekën Shkencore Universitare në Shkodër.
©️ Marjo Gjini