Një ekspozitë me vlera të rralla për nga rëndësia kulturore dhe historike u zhvillua ditën e sotme në mjediset e Bibliotekës publike të qytetit “Marin Barleti”.
Kjo ekspozitë e titulluar “Shtypshkrimi në Shkodër” kishte për qëllim të sillte tek të pranishmit publikimet e viteve të hershme të disa prej ekzemplarëve që ruhen në fondet e bibliotekës si: libra, revista apo materiale të ndryshme të shtypura në këto shtypshkronja.
Ekspozita përmban gjithsej rreth 33 shtypshkronja nga të cilat rreth 26 prej tyre me ekzistencë deri në vitin 1944 ndërsa vetëm njëra prej tyre ka mundur të ruajë ekzistencën e saj deri në ditët e sotme, ku deri në vitet ’90 njihej me emrin “Migjeni” ndërsa sot me një tjetër.
Kjo ekspozitë erdhi në kuadrin e Ditës Botërore të Librit dhe do të qëndrojë e hapur për publikun deri në fundin e muajit ekzistues.
©️ Marjo Gjini
