Prej më shumë se një dekade, këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili ka respektuar një traditë të krijuar përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shtruar një iftar për besimtarët që agjërojnë dhe praktikojnë fenë islame. Një rit i ndjekur nga artisti shkodran, i vlerësuar së fundmi edhe me titullin “Nderi Kombit” në shenjë respekti për sakrificat dhe devocionin e treguar në këto ditë.
I pranishëm në këtë iftar ishte edhe teologu Arben Halluni, si përfaqësues i Myftinisë i cili falenderoi Mjeshtrin e Madh për këtë gjest sublim nga ana e tij.
Besimtarët muslimanë agjërojnë në muajin e shenjtë me shpresë për falje dhe më shumë mirësi nga Zoti.
©️ Marjo Gjini
