Një vizitë tepër e veçantë u bë në shtëpinë e profesorit të njohur shkodran dhe autorit të librave, Gëzim Sejkos nga nxënësit e shkolles 9-vjeçare “Ismail Qemali” në kuadër të aktiviteteve dhe nismave për Ditën Botërore të Librit. 
Vizita në shtëpinë e profesorit kishte për qëllim të njihte nxënësit me vlerat e librit por mbi të gjitha edhe me fondin e artë të librave që përmban biblioteka personale e tij.
Kjo bibliotekë e krijuar prej brezash dhe e trashëguar deri në ditët e sotme përfshin një gamë të gjerë librash duke nisur nga ata shkencorë ku më së shumti i përkasin lëndëve të Historisë dhe Gjeografisë por edhe libra enciklopedikë e deri tek fjalorët dygjuhësh apo libra me tematikë nga sporti.
Profesori dhe autori prezantoi me detaje gamën e librave të tij e deri tek dosjet me mijëra faqe të ruajtura prej vitesh ndërsa ndau me nxënësit edhe fakte interesante të ruajtjes së korrespondencave në dy kopje ndër vite apo të shkrimit me dorë të librave të Gjergj Fishtës dhe kanunit të Lek Dukagjinit dhe deri tek dhurimi i një pjese të bibliotekës së tij, universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Megjithatë pyetjes se kush do ta trashëgojë gjithë këtë pasuri librash në të ardhmen profesor Gëzim Sejko ka një përgjigje.
Edhe nxënësit japin përshtypjet e veta nga ky takim i veçantë në kuadër të Ditës së Librit. Profesor Gëzim Sejko njihet si autor i disa librave dhe ka një karrierë të gjatë në arsim prej më shumë se 40 vitesh.
©️ Marjo Gjini