Në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Librit, studentë të praktikës profesionale, dega Gjuhë-Letërsi, në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Branko Kadia”, me mbështetjen edhe të Bibliotekës Shkencore Universitare organizuan takimin “Lexojmë autorët gegë”.
Nëpërmjet këtij aktiviteti synohet që nxënësit e shkollave 9-vjeçare të nxiten për të lexuar sa më shumë në vepra artistike në dialektin gegë.
Aktiviteti i sotëm ishte i pari në kuadrin e serisë së aktiviteteve që do të mbahen në javën e librit dhe që do të përmbyllen në fundin e muajit prill.
©️ Marjo Gjini