Një ekspozitë me punime artistike, e realizuar nga gjashtë nxënëse të shkollave të ndryshme të ciklit 9-vjeçar të qytetit të Shkodrës, të pasionuara pas artit të pikturës u soll në ambjentet e oborrit të shtëpisë muze “Oso Kuka”.
Punimet e larmishme të realizuara përmes teknikave të ndryshme që përfshijnë: telajo, akrilik, vizatime me laps, karton me ngjyra apo grafikë sollën ngjyra dhe atmosferë tek të pranishmit.
Kjo ekspozitë u soll nën kujdesin e piktores Neri Curri e cila vlerëson punimet artistike të nxënëseve të saja.
E veçanta e këtyre punimeve artistike kishte të bënte me tematikat e larmishme dhe aktuale që u shfaqën përmes punimeve të pikturës si: mbrojtja e mjedisit, pandemia Covid-19, mosdiskriminimi i njerëzve me ngjyrë etj.
Kjo ekspozitë do të jetë e hapur edhe përgjatë ditës së sotme ndërsa artistet e vogla premtojnë të tjera punime të bukura në të ardhmen.
©️ Marjo Gjini
