Kanë nisur zyrtarisht përgatitjet për premierën e festivalit “Prandverë me Kangë”, një festival i dedikuar këngëve popullore qytetare dhe që këtë vit do të shënojë edicionin e parë të tij duke synuar të shndërrohet në një traditë në vazhdimësi.
Drejtori artistik i festivalit, Ilir Zoga, shprehet se ky festival do ta pasurojë edhe më tej repertorin e këngës popullore shkodrane edhe pse pjesë e tij do të jenë edhe artistë jashtë Shkodrës.
Festivali “Prandverë me Kangë” do të ketë gjithsej 13 këngë në përbërjen e tij por mjeshtri Zoga nuk harron të falenderojë të gjithë ata artistë që shprehën interesin e tyre për të qenë pjesë e edicionit të parë por që nuk mundën dot të përzgjidheshin në finale.
“Prandverë me Kangë” do të zhvillohet në datat 20 dhe 21 mars në orën 19:00 në teatrin “Migjeni”.
Për më shumë klikoni këtu.