Rexhë Mehmeti, me origjinë nga Malësia e Madhe, del çdo ditë në tregun ambulator të Rusit këtu në Shkodër por ndryshe nga çdo tregtar tjetër ai shet instrumente muzikore nga ato me taban kombëtar siç janë: lahuta, çiftelia dhe sharkia. Ai ka një debulesë në mënyrë të veçantë për lahutën, të cilën ka mbi 35 vite që e ushtron por edhe e ndërton nga e para…
Lahuta në mënyrë të veçantë, krahasuar me çiftelinë i merr më shumë kohë për ta krijuar dhe kjo natyrisht reflektohet edhe në koston përfundimtare.
Por përtej çmimit më të cilin shitet një lahutë apo një çifteli, nuk janë të pakët blerësit, kryesisht shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të vendit.
Duket sikur të rinjtë janë indiferentë ndaj ushtrimit të instrumenteve folklorikë por në fakt Rexhë Mehmeti ka një mendim ndryshe.
Pasioni i madh për lahutën i ka sjellë atij edhe një brengë të madhe që ka të bëjë me mbrojtjen në UNESCO nga Serbia…
Në përfundim të bisedës me Rexhën nuk mund të lëmë në harresë as tingujt e çiftelisë sepse sikurse thotë edhe vetë, pa çifteli nuk ka as valle shqiptare.