Fundjava artistike në teatrin Migjeni do të jetë e ngjeshur me aktivitete për spektatorin shkodran. Ditën e sotme në hollin e teatrit do të zhvillohet koncerti Saggio i dy artistëve të mirënjohur të skenës kombëtare dhe ndërkombëtare si: Bledi Boraku në kitarë elektrike dhe Mardit Lleshi në violonçel.
Koncerti tjetër që parashikohet të zhvillohet të shtunën përsëri në mjediset e teatrit Migjeni me muzikë dhome pritet të jetë i veçantë për shumë arsye për publikun shkodran duke qenë se pjesë e tij do të jetë një shkodran si Besnik Yzeiri i cili do të luajë në instrumentin e violës por gjithashtu edhe instrumentisti Amir Xhakoviq në piano.
Në këto dy koncerte do të performohen disa prej veprave të artistëve më të famshëm botërorë në violë dhe piano.
