Formacioni shkodran i artistëve të këngës popullore qytetare duket se këtë vit do t’i mungojë Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare për një arsye të pakuptueshme. Artistëve shkodranë u është mohuar pjesëmarrja për shkak të një vendimi të marrë nga drejtori organizativ i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Artizanale dhe ajo çfarë e bën më absurd këtë fakt ka të bëjë me mosnxjerrjen e asnjë shkrese zyrtare. Të indinjuar paraqiten edhe grupi shkodran i artistëve që kërkojnë të reagojnë ndaj kësaj mase të padrejtë për ta.

Megjithatë Bardhyl Hysa tregon se çfarë do të ndodhë me përgatitjet e bëra prej shumë ditësh me formacionin shkodran në vijim.
Këtë vendim të pashembullt nuk e ka pritur mirë edhe pjesëtari më i vjetër i grupit ikonik të Shkodrës “Karajfilat”, Ruzhdi Çekaj.
Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” dhe teatri “Migjeni” kanë reaguar zyrtarisht me anë të një peticioni drejtuar Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit megjithatë ajo çfarë mund të thuhet është se artdashësit e Elbasanit dhe mbarë shqiptarisë nuk do të kenë fatin të përcjellin grupin e Shkodrës dhe këngën e bukur shkodrane e cila është shpallur si një nga 7 kryeveprat e trashëgimisë kulturore kombëtare.