John Francis Bongiovi Jr, i njohur si Jon Bon Jovi, përfaqëson një nga ikonat muzikore, autor i hiteve legjendare, nga himnet e rock-ut (“Livin on a prayer”, “It’s my life”) te baladat romantike (“Always”, “I’ll be there for you “), me flokët e tij të gjatë dhe me veshje lëkure. Dy karakteristika këto që ndihmuan në krijimin e imazhit të rokerit të egër dhe të paraqitshëm njëkohësisht. Besnik dhe filantrop në sektorin privat, janë të shumta arsyet pse fansat janë çmendur pas tij në vitet ‘80-’90.
John Bon Jovi lindi në Perth Amboy (New Jersey), më 2 mars 1962 nga një baba berber me origjinë italiane dhe nga nëna e tij, një ish-Playboy, me origjinë ruso-gjermane. Që në fëmijëri ai ka shfaqur një karakter të fortë dhe rebel dhe një dëshirë të pandalshme për të qenë në qendër të vëmendjes, aq sa askush nuk e ka penguar ta mbajë larg nga flokët e tij të gjatë.
John mori kitarën e tij të parë në moshën shtatëvjeçare, por vetëm kur ai mbushi dhjetë vjeç filloi të luante seriozisht, duke marrë mësime nga një mësues në lagjen e tij. Në moshën 13-vjeçare ai themeloi grupin e tij të parë, i cili quhej “Starz” dhe vendosi që muzika të ishte bashkëudhëtarja e tij.
Ndoshta pak e dinë se John bëri një audicion për filmin “Footloose” dhe gjithashtu mori rolin kryesor nga Paramount, i cili synonte të ndryshonte skenarin nga kërcimtar në yll rroku. Por ai e refuzoi rolin, duke u shprehur se nuk donte të lindte si aktor me aspirata të yllit të rrokut, muzika ishte bota e tij.
Një arsye tjetër që nuk mund të mos e duam Johnin është përkushtimi i tij sa unik aq edhe i rrallë për dashurinë e vetme dhe të madhe të jetës së tij: gruan e tij të shkollës së mesme Dorothea Hurley, të martuar sëbashku më 29 prill 1989 në Graceland Chapel në Las Vegas me të cilën ka 4 fëmijë: një vajzë dhe tre djem.
Ndër arsyet e shumta që na bëjnë ta duam Johnin, janë hitet e tij të famshme dhe të paharrueshme, të cilat na kanë bërë t’i kërcejmë pafundësisht ose të qajmë të gjithë me lot. Nga “Living on a prayer” (1986) në “Never say goodbye” (1987), nga ” Born to be my baby” (1988) te “Bad medicine” (1988) dhe “I’ll be there for you” (1989) deri në “Keep the faith” (1992) dhe kryeveprën (përfshirë videon) “Always” (1994). Pa harruar testamentin e tij muzikor: “It’s my life” (2000).
Grupi Bon Jovi, i formuar në vitin 1983 përfshin: John Bon Jovi (vokal), David Bryan (tastierë), Tico Torres (bateri), Hugh McDonald (bas) dhe Phil X (kitarë). Gjatë gjithë këtyre viteve numërohen vetëm dy largime të rëndësishme nga grupi: ai i Alec John Such (bas), i cili u largua nga grupi në 1994 për shkak të problemeve personale dhe Richie Sambora (kitarë), i cili u largua nga grupi në 2014.
Përveçse i talentuar, Bon Jovi është edhe një nga artistët më bujarë. Në vitin 2005, ai i dhuroi një milion dollarë Oprah Winfrey-t për fondacionin e saj të bamirësisë ”Angel Network” (shuma më e lartë që një personazh i famshëm i ka dhuruar ndonjëherë). Në vitin 2011 ai inauguroi një restorant ku njerëzit më pak të pasur mund të paguajnë edhe me punë të dobishme shoqërore. Nëpërmjet fondacionit të tij ai ndërtoi edhe shtëpi për më të varfrit. Në vitin 2012, dhuroi një milion dollarë për rindërtim, pasi Uragani Sandy goditi Shtetet e Bashkuara. Atëherë lind pyetja se si mund të mos e pëlqesh atë?
John është një artist karizmatik, por edhe ironik njëkohësisht: në vitin 2011 ai ishte viktimë e “mashtrimit të vdekjes”, pra lajmi i vdekjes së tij, i cili filloi të merrej nga burime të shumta online. Ai vetë e mohoi lajmin e rremë, duke e komentuar atë që ndodhi me shprehjen “Heaven looks a lot like New Jersey” ose “Heaven looks like New Jersey”… Për John vitet kalojnë, por “luani” i rrokut nuk pushon së bëri muzikë. Edhe pse me flokë më të shkurtër, gri dhe me rrudha në fytyrë, ai do të mbetet “gjithmonë” rrokeri ynë i preferuar.
