Në mjediset e brendshme të Galerisë së Arteve të Shkodrës u zhvillua ekspozita AMA/ZONA në qendër të së cilës ishte gruaja. Kjo ekspozitë erdhi si produkt i punës së disa zonjave dhe zonjushave artiste të qytetit, të cilat me punimet e tyre sollën figurën e gruas në një dimension artistik.
Disa prej artisteve pjesëmarrëse në ekspozitën AMA/ZONA e vënë theksin në mënyrë të veçantë tek mesazhi që kërkojnë të sjellin me punimet e tyre artistike.
Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm figura dhe personalitete të njohura të qytetit.