Festivali teatror për shkollat e mesme “Youth Fest” përfundoi me sukses pas një rrugëtimi një javor në sallën e teatrit “Migjeni” ku të rinjtë e disa prej gjimnazeve të Shkodrës interpretuan me shumë përkushtim disa prej kolanës së veprave të shkrimtarit shkodran Ernest Koliqi.
Ky festival vlerësoi si shfaqjen më të mirë “Tregtar Flamujsh” të nxënësve të shkollës “Jordan Misja” ndërsa aktorja më e mirë e festivalit u shpall Elvis Muriqi, nxënëse e gjimnazit “28 Nëntori”. Me çmimin “Aktori më i mirë” u vlerësuan nxënësit Mikea Çarkaxhia i shkollës artistike “Prenkë Jakova” dhe Sinan Gjorretaj i shkollës “Shejnaze Juka”.
Juria e këtij festivali ishte e përbërë nga Rita Gjeka, Drande Xhaj dhe aktorja e re Lusi Bregu. Në këtë edicion të festivalit morën pjesë 6 gjimnazet e Shkodrës. Festivali teatror i shkollave të mesme nisi me datën 1 mars dhe zgjati për plot 1 javë në mjediset e teatrit “Migjeni”.