6 Gjimnaze të Shkodrës do të garojnë mes tyre në Festivalin Teatror për Shkollat e Mesme “Youth Fest 2022” që do të mbahet nga data 1 mars deri më 7 mars në teatrin “Migjeni”. Në këtë aktivitet që mbështetet nga Zyra Vendore e Arsimit në Shkodër do të marrin pjesë shkollat “28 Nëntori”, “Shejnaze Juka”, “ Jordan Misja”, “Oso Kuka”, “ Hamdi Bushati” dhe “Prenkë Jakova” dhe ky edicion i festivalit do t’i dedikohet i gjithi kolanës së veprave të Ernest Koliqit.
Për t’i paraprirë këtij aktiviteti artistik, në mjediset e teatrit “Migjeni” u zhvillua konferenca e shtypit me protagonistët kryesorë të drejtimit të festivalit ku u sqaruan më tepër detaje rreth tij.
Më tej folën edhe aktorët e tjerë të cilët treguan për eksperiencën e tyre me të rinjtë e festivalit “Youth Fest”.
Festivalin teatror do ta startojë sot në orën 17 shkolla e mesme “28 Nentori” me shfaqjen “A ta laç” që do të vihet në skenë nga aktori i teatrit “Migjeni”, Fritz Selmani.
