Gjosho Vasija ka qënë një ndër figurat e rëndësishme të humorit shkodran ndër vite duke i dhënë aq shumë vlera atij. Ai është shquar në menyrë të veçantë për bejtat, paroditë dhe kompozimet e tyre humoristike e satirike. E përkthyer ndryshe do të thonim se ai kishte plot një jetë me humorin shqiptar.
Bija e artistit të madh shkodran, Angjela Vasija këto ditë ka lënë Italinë ku jeton prej vitesh për të qënë mes miqve të babait të saj në Shkodër për të promovuar librin e shkruar nga Pjetër Pepa për Gjosho Vasinë.
Angjela shprehet se në një të ardhme të afërt po mendon të sjellë një përmbledhje me korrespondencat ndër vite të Gjosho Vasisë me artistët dhe kolegët e tij, bashkëudhëtarë të kohës.
Angjela ka rezerva sa i përket institucioneve që duhet t’i vlerësojnë më shumë artistët që me artin e tyre i kanë dhënë aq shumë vendit.
Në vitin 2010, Gjosho Vasija është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës së asaj kohe, Bamir Topi.
Kujtojmë që Angjela Vasija, bija e të madhit Gjosho Vasija, pak ditë më parë ishte e ftuar në programin e paradites “Disko Radio” me moderatorin Marjo Gjini, në valët e Radio Shkodrës, 92 megaherz ku dha një intervistë për dëgjuesit shkodranë. Për të ndjekur të plotë intervistën e saj, klikoni këtu.