Galeria e Arteve në Shkodër hapi dyert për herë të parë për këtë vit me ekspozitën “Ex Natura”. 
Punimet e kësaj ekspozite pasqyrojnë kryesisht një qytet krejt tjetër nga ai i sotmi ndaj jo pa qëllim ekspozita mban këtë titull duke nënkuptuar diçka që vite më parë ekzistonte por sot ndoshta jo më për shkak të ndryshimeve për mirë apo për keq, që vetë Shkodra ka pësuar në gjithë këtë kohë.
Punimet e kësaj ekspozite i përkasin emrave të shquar të pikturës shkodrane ndër vite dhe janë pjesë e fondit të Galerisë së Arteve të Shkodrës. Megjithatë përtej kësaj në Galerinë e Arteve janë parashikuar të mbahen shumë aktivitete edhe për vitin 2022.
Ekspozita “Ex Natura” vjen e kuruar nga Fatmir Juka dhe Sidrit Lohja dhe ajo është menduar të jetë e hapur për shikuesit në vazhdimësi përgjatë gjithë vitit.
©️ Marjo Gjini