Nëse vëreni një ndryshim masiv në humorin tuaj kur vera zyrtarisht ja lë vendin vjeshtës, mbase mund të jeni të prekur nga çrregullimi emocional sezonal (SAD) që do të thotë humori juaj s’është më ai i mëparshmi. Ndonëse në raste të rralla mund të bëhet serioz, ky ndryshim ka nevojë për përshtatje në stilin e jetesës. Çfarë mund të bëni nëse shumicën e kohës s’jeni në humor, mendimet pozitive janë larg dhe motivimi është thuajse zero?
1️⃣ Provoni terapinë e dritave në shtëpi
Ndizni drita të dashura për syrin dhe krijoni atmosferë të ngrohtë brenda shtëpisë. Gjatë kësaj kohe lexoni, meditoni apo shijoni një gotë verë duke mos e parë dritën në sy. Do t’ju ndihmojë duke ju ndryshuar humorin.
2️⃣ Dil për ecje herët në mëngjes
Kursejeni gjumin për herë tjetër dhe mëngjeseve zgjohuni sa më herët për një xhiro të shpejtë. Do të jeni më energjikë, do të çlironi gjithë mendimet negative dhe besojeni ose jo, dita do t’ju shkojë më e kthjellët.
3️⃣ Përpiqu të bësh diçka të mirë për dikë
Kjo, jo vetëm që do të ndryshojë humorin tënd, por do të të ndihmojë në një periudhë më afatgjatë. Studimet kanë treguar që njerëzit, sa më shumë para të mbajnë për veten aq më keq dhe të turpëruar do të ndihen përbrenda. Bujaria jo vetëm ju bën të dukeni bukur, por edhe më të shëndetshëm.
4️⃣ Lëvizni sa më shumë të jetë e mundur
Nëse keni ndryshime të dukshme humori, lëvizja është ushtrimi numër një për trupin dhe trurin. Duke aktivizuar muskujt, trupi do të ndihmojë trurin të jetë gjithashtu aktiv.
5️⃣ Planifiko një arratisje të vogël
Nëse ti e di që vjeshta apo dimri s’janë periudha të mira për ty, merr disa ditë pushim. Zgjidh një vend me mot të mirë dhe pusho për pak kohë. Efektet e asaj fundjave apo udhëtimi do të zgjasin për shumë javë të tjera pasuese dhe rrjedhimisht do të ndihesh më energjik dhe i lumtur.
6️⃣ Provo terapinë e të qeshurës
Duke qeshur sa më shumë do të zbusni tensionin brenda jush dhe do të mësoni t’i merrni gjërat më shtruar.
7️⃣ Ndrysho dietën ushqimore
Minimizoni karbohidratet, sheqernat dhe ushqimet e konservuara. Konsumoni ushqime që kanë vitaminë D, omega 3, boronicë dhe çokollatë të zezë.
8️⃣ Redukto kohën para ekraneve
Hiqe celularin, kompjuterin, TV dhe çlodhi sytë duke parë botën rreth teje.