Teksa po i afrohemi fundit të vitit, padyshim që shumë njerëz nisin të bëjnë listën e vendeve që planifikojnë të vizitojnë gjatë vitit 2022.
“Forbes” ka publikuar një sondazh ku vetëm dy nga destinacionet kryesore janë në Shtetet e Bashkuara.
Vendet tjera janë kryesisht vende të largëta për të cilat udhëtarët amerikanë mund të mos kenë dëgjuar kurrë.
Paul Metselaar, drejtori i “Ovation Travel Group”, thotë se lista e 22 vendeve më të mira për të udhëtuar në vitin 2022 pasqyron një dëshirë historike për të kaluar kufijtë dhe për të pasur një përvojë të re.
Më poshtë mund të gjeni 22 vendet më të mira për të udhëtuar në vitin 2022, sipas listës së “Ovation” të destinacioneve kryesore të përpiluar për “Forbes”.
1. Taormina, Itali
2. Londër
3. Santa Fe, New Mexico
4. Dubai
5. Anguilla
6. Lubjanë, Slloveni
7. Ishujt Faroe
8. Ischia, Itali
9. Banff, Kanada
10. Ishujt Galapagos
11. Majorca, Spanjë
12. Porto, Portugali
13. Bodrum, Turqi
14. Seychelles
15. Lugina Napa, Kaliforni.
16. Quito, Ekuador
17. San Sebastian, Spanjë
18. Jukatan, Meksikë
19. Bregu i Granitit Rozë, Francë
20. Namibia
21. Chefchaouen, Marok
22. Paro, Butan
