Tina Turner, ndryshe e njohur edhe si “Mbretëresha e rock & roll-it”, ka fituar shumë çmime Grammy, me qindra këngë të publikuara, që u kthyen në hite në gjithë botën. Ajo ka shitur mbi 100 milion kopje të albumeve të saj. Kjo është arsyeja pse është cilësuar si “një nga këngëtaret më të mëdha të të gjitha kohërave”, nga revista Rolling Stones.
Tina Turner vërtetë mund të konsiderohet një nga artistët me jetën më të vështirë. Ajo u rrit nga gjyshërit e saj, pasi prindërit e braktisën atë dhe motrën e saj, por kjo nuk e ndaloi artisten të bënte përpara në jetë dhe bashkë me Ike Turner, nisën rrugëtimin e gjatë drejt suksesit. Në vitin 1974, Turner publikoi albumin e saj të parë solo “Tina Turns the Country On”. Albumi u mirëprit nga fansat dhe kritikët muzikor duke u nominuar për ‘Vokalin më të mirë në zhanrin R&B’, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy. Në vitin 1986, ajo lançoi edhe një album tjetër të suksesshëm “Break Every Rule”, që u shit me mbi 12 milion kopje. Në këtë vit të suksesshëm për këngëtaren, ajo publikoi edhe albumin e radhës të titulluar “I, Tina” dhe u vlerësua me një yll në bulevardin e famshëm të Hollywood-it.
Tina Turner bëri histori me paraqitjen e saj me këngëtarin Paul McCartney, para një audience të madhe në stadiumin “Maracana”, në Rio de Janeiro, në vitin 1988. Ky koncert hyri në librin e rekordeve “Guinness”, për audiencën më të madhe të publikut të pranishëm në një koncert. Artistja Tina Turner, u bë nënë kur ishte 18 vjeçe dhe në vitin 1986 ajo u martua me muzikantin Erwin Bach, me të cilin u nda në vitin 2013.