“Ditët e mija” është një këngë e kënduar nga Ermal Mamaqi, publikuar në tetor të vitit 2013 me tekst të Pirro Çakos.

Dikur adoleshent dhe shumë ëndërrimtar,
s’mendoja për asgjë në botë,
zbathur malet i kaloja un kot oooho.
Por koha kalon dhe ti s’e kupton,
Kur vera vjeshtës i dorëzon,
kostumin tënd të ri dhe vlerën sa kushton.
Sot ka ardhur koha për t’u ndjerë,
një njeri që brenda ka shumë vlerë.
Dikur një vit më dukej një shekull i gjatë,
dhe une nuk mbaja dot në dorë,
se brenda meje kisha ndezur një motoorr oooho.
Shpejt koha kalon dhe ti e kupton
se ajo ditët t’i pjeston,
me këmbë në tokë nga unë njëherë e përgjithmonë…
Ditët e mia do festoj,
do dëfrej më shumë do të këndoj,
dhe pse i bëra 30 vjet,
nuk i numëroj vitet në jetë.
Tani do jem tjetër njeri,
do të gjej një strehë të ngrohtë të rri,
me gjysmën time do vallëzoj,
sa të jetë e shkruar unë do të jetoj,
do jetoj do jetoj…
Me miqtë e vërtetë,
gjithmonë në qiell do hedh unë një shikim,
dhe zotin do ta gjej në krahun tim oooho,
Shpejt koha kalon dhe ti e kupton,
se ajo ditët t’i pjeston,
me këmbë në tokë nga unë njëherë e përgjithmonë…