Në shekullin e XIII, Amsterdami ishte një fshat i vogël që jetonte kryesisht me peshkim, i ndërtuar prapa një dige e cila e mbronte atë nga lumi Amstel. Fshati që e mori emrin në bazë të lumit Amstel (Amstelredam), u zhvillua më pas për t’u bërë qyteti më i rëndësishëm i Holandës.
Edhe pse nuk njihet aq shumë për ushqimin e mirë, por nëse kërkoni të shuani etjen, atëherë Amsterdami është vendi i duhur. Birra e Amsterdamit është më e pëlqyera në Evropë, e themeluar në Amsterdam në vitin 1864, Heineken tani prodhon pothuajse 5.2 miliardë litra birrë çdo vit.
Me rreth një milion biçikleta në qytet, korsitë e biçikletave të Amsterdamit funksionojnë si autostrada. Në këtë qytet ka rreth 400 kilometra të shtigjeve për biçikleta, por Amsterdami njihet edhe për 165 kanalet ujore, që përbëjnë 100 km kanale ujore, që e bëjnë Asterdamin t’ia kalojë edhe Venecias me kanalet e tij ujore.
Për një kryeqytet relativisht të vogël, Amsterdami është në krye, kur bëhet fjalë për kulturën. Qyteti ka më shumë muze dhe teatro për banorë në botë. Piktori i madh Rembrant, lindi dhe jetoi në Amsterdam dhe pikërisht aty gjendet edhe koleksioni më i madh i veprave të tij.
Krenaria e Amsterdamit është edhe ekipi i futbollit Ajaks. Legjendat e futbollit hollandez si: Johan Cruyff, Patrick Kluivert u formuan si futbollistë pikërisht tek skuadra e Ajaksit, që njihet për akademinë e suksesshme të futbollit për të rinjtë.
