Kënga e Hanës mund të konsiderohet padyshim si njëra ndër këngët më të veçanta ndër vite të festivalit “Luleborë” që zhvillohet vit për vit në Shkodër. Kjo këngë e realizuar me muzikë dhe tekst të Eriona Rushitit dallohet për poezinë dhe ndjeshmërinë që përcjell tek çdokush!
Hana paska mbet e vetme,
E pikllume në vetmi,
Poshtë dritares ti kalon,
E heshtun, dhe e mbushun me zbrazëti
…
Rrugën tande shtroj unë me petale,
Frymën ti me ma ndi,
Bashkë me erën fjalët t’i dërgoj,
E dashtun nata asht poezi!
Ndal, e shiko,
Dritat ndezun,
Të shpirtit tim,
Synin plot vesë,
Si mëngjesi,
I lagun për ty!
…
Andrrën merre edhe zgjoje,
Mbushe zemrën ti me dashni,
Jetën zbukuroje,
Asht e bukur kur dhuron dashni!
…
Mbramja vjen e zbret e amël,
E buzeqëshun ka me ik,
Yjet flasin vec për ty e dashtun,
Ke me dal nga kjo errësinë!
…
Rrugën tande shtroj unë me petale,
Frymën ti me ma ndi,
Bashkë me erën fjalët t’i dërgoj,
E dashtun nata asht’ poezi!
Klikoni këtu për të dëgjuar versionin live akustik të kësaj kënge.
