Dakari është një qytet i gjallë, i famshëm për tregjet e tij dhe kulturën e pasur muzikore. Kryeqyteti i Senegalit, është shtëpia e mbi 3 milionë banorëve. Gjuha zyrtare është ajo frënge por banorët flasin gjithashtu një ndër 30 gjuhët indigjene. Kryeqyteti i Senegalit, është i njohur edhe për numrin e madh të restoranteve, në menynë e të cilëve patjetër që gjeni edhe ushqimin tradicional të vendit, që është një përzierje e peshkut, orizit dhe shumë perimeve. 
Dakar, vlerësohet si një parajsë sekrete e sërfit, po ashtu çdo të diel në plazhet e kryeqytetit të Senegalit, do të jeni dëshmitarë të një rituali interesant: barinjtë sjellin kopenë e tyre në bregdet, për t’u përfshirë në një “ritual pastrimi”, që vjen nga një besim për shekuj me radhë. Konceptuar në vitin 1979, “Rally Paris – Dakar” u konsiderua si gara më e ashpër në planet me vetura. Kjo garë përfshin një terren shumë të vështirë shkretëtire.  E nëse ju bie në sy liqeni Lac Rose, dijeni që ngjyra rozë e tij, nuk është pasojë e ndonjë aksidenti kimik, por është fenomen natyror që ndodhë për shkak të përmbajtjes jashtëzakonisht të lartë të kripës në liqen. 
Qyteti i Dakarit, është një qendër e shumë institucioneve kulturore siç janë: Teatri i Madh Kombëtar i Dakarit, Teatri Kombëtar “Daniel Sorano”, Muzeu i Artit Afrikan “Théodore Monod”, një muze i Institutit Themelor të Afrikës e shume institucioneve te tjera. Dakari karakterizohet me vera shume të nxehta, ndërsa nga dhjetori deri në mars, mesatarja e klimës lëviz nga 24°C deri në 27° C.