Me një popullsi prej më shumë se 10 milion banorësh, Seuli konsiderohet një mega qytet dhe që përbën qendrën e kulturës dhe ekonomisë së Koresë Jugore. Ky qytet është i ndarë në 25 njësi administrative, të cilat në gjuhën lokale quhen “GU” dhe menaxhohen në mënyre autonome nga njëra-tjetra. Seuli ka pesë qendra të mbrojtura nga UNESCO, ndër to: Pallati Changdeok, Fortesa Heaseong, Faltorja Jongmyo, Namhan-sans-eong dhe Varrezat Mbretërore. 
Ky qytet është shtëpi edhe për shumë kompani të njohura botërore, siç janë: Samsung, LG, Hyundai dhe Kia. Korea Jugore më Seulin në qendër, nuk është një vend shumë i madh por ekonomia e këtij vendi ka një GDP prej 1.6 trilionë dollarësh amerikanë, sipas statistikave të Bankës Botërore. Gjithashtu ka mesataren e internetit më të shpejtë në botë, duke tejkaluar shpejtësinë e internetit edhe në SHBA, Hong Kong dhe në Zvicër. 
Pjesa tradicionale e Seul-it, më së miri dallohet në fshatin Bukchon Hanok, ku atje do të mund të shihni shtëpitë tradicionale koreane të quajtura Honoka, të cilat u ndërtuan gjatë mbretërimit të dinastisë Joseon. Diçka tjetër e bukur që nuk duhet humbur pa u parë atje, mbetet edhe Banpo Grand Bridge që me 1140 metra, është ura shatërvan më e gjatë në tërë botën. 
Gjatë viteve të fundit, ushqimet tradicionale koreane si Kimchi dhe Barbeque-ja koreane, janë bërë të famshme në tërë botën. Pjata Kimchi, që është një ushqim pikant, është zbuluar se ndihmon në parandalimin e gripit të shpendëve dhe sëmundjes “Newcastle”. Nëse do ta vizitoni ndonjëherë këtë qytet, sidomos pjesën e restoranteve, duhet të keni parasysh se bakshishi nuk është i mirëpritur, bile në shumë raste mund të konsiderohet si ofendim për kulturën atje.

🟩 Follow në Instagram: pikepamje_com për më shumë info❗