Bukureshti është kryeqyteti i Rumanisë dhe njëherazi edhe qendra ekonomike më e madhe e këtij vendi. Vulë ikonë e këtij qyteti është ndërtesa masive e qeverisë “Palatul Parlamentului” e epokës komuniste, e cila ka 1100 dhoma. Aty pranë, zona “Lipscani”, është shtëpia e një skene dinamike e jetës së natës, e cila ju fton të kaloni një kohë të paharrueshme kur të vizitoni këtë qytet.
Pallati i Parlamentit, njihet si ndërtesa e dytë më e madhe në botë, me lartësi prej 84 metrash, në një zonë të gjerë dhe që shtrihet përgjatë 365 mijë metrave katrorë.
Ka shumë gjëra të mira të cilat e bëjnë Bukureshtin një qytet shumë tërheqës për t’u vizituar. Ai është një ndër 15 qytetet me internetin më të shpejtë në botë ku mesatarja e shpejtësisë së shkarkimit arrin në 95.18 Mbps.
Qendra e qytetit është pjesa me e bukur e Bukureshtit, një parajsë vërtetë për vizitorët. Zona “Lipscani” është vendi i duhur për të kaluar mbrëmjen tuaj, me shumë bare, klube nate, kazino dhe drita neoni dhe që njihet si pjesa më e gjallëruar e këtij qyteti.
Sipas legjendës qyteti e mori emrin nga një bari i quajtur “Dambovita Bucur”, ndërsa Bukureshti njihet ndryshe edhe si “Parisi i vogël”. Një qytet shumëngjyrësh dhe me kulturë të pasur ku ndikimin francez mund ta dalloni pikërisht në arkitekturën e ndërtesave të këtij qyteti.
Kryeqyteti i Rumanisë, është gjithashtu një qytet mjaft ekonomik për të jetuar ku për 1 litër birrë paguani rreth 1.5 euro, kurse një darkë e ngrënë në restorantet e qytetit ju kushton rreth 5 euro.
