Ai quhet Irgen Dragovoja dhe është një i ri nga Shkodra me hobe dhe pasione siçdo i ri tjetër në këtë qytet apo kudo tjetër. Megjithatë nëse i referohemi shprehjes mëse të vërtetë se çdo person është unik atëherë Irgeni është padyshim unik në dashurinë që dhuron për kafshët endacake të qytetit. Kësaj here zgjodha të intervistoj këtë djalë për marrëdhënjen e veçantë që ai ka me Mimin, qenushen e tij 4-muajshe, një raport për të cilin do të na flasë me detaje Irgen Dragovoja duke nisur që nga momenti i vështirë kur Mimi gjendej e braktisur në mes të rrugës së bashku edhe me katër vëllezërit dhe motrat e saj por për fatin e saj të mirë ajo u adoptua nga djali shkodran por për më shumë ndiqni pjesën e parë të intervistës me Irgen Dragovojën por edhe pjesën e dytë të saj ku do të njiheni më shumë me pasionet e tij si: udhëtimet, fotografia dhe poezitë duke klikuar këtu.
I riu shkodran që nuk e braktisi Mimin
