David Dreshaj, artisti që vit pas viti po numëron suksese të shumta në karrierën e tij muzikore ka publikuar së fundmi këngën “Lonely” ku menjëherë ka marrë pëlqime të shumta nga ndjekësit dhe madje brenda javës së parë ka tejkaluar shifrën e një milion klikimeve në You Tube.
Ai ka zbuluar shumë detaje pikante gjatë një interviste radiofonike në programin “Kënga Juaj” në Radio Shkodra duke nisur që tek mënyra se si është realizuar kënga më e re e tij por edhe më shumë.
Artisti shqiptar nga Mali i Zi nuk dha përgjigje kur u pyet nëse ishte i dashuruar por gjithsesi zbuloi për dëgjuesit e programit se përgjatë këtij viti do të sjellë disa projekte të reja dhe midis tyre edhe bashkëpunimin e parë muzikor në karrierën e tij. Ky bashkëpunim do të jetë me një artist nga Kosova.
Në fund ai shprehu kënaqësinë e tij kur biografia e tij u miratua nga Wikipedia në Google. Për të ndjekur të plotë intervistën me këngëtarin David Dreshaj klikoni këtu.
