Lisbona është kryeqyteti i dytë më i vjetër i Evropës (pas Athinës) ndërsa ishte dikur shtëpia e eksploruesve më të mëdhenj të botës si: Vasco da Gama dhe Magellan. Një kryeqytetet i mbushur me histori dhe një nga vendet më tërheqëse të Evropës, e ndërtuar dhe rrethuar me kodra dhe me pamje piktoreske në çdo kënd të tij. Mund të përshkruhet si një metropol botëror që ka një rol të rëndësishëm në tregti, arsim, art, argëtim, turizëm, media dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Për vizitorët, Belem është një nga zonat më të bukura të Lisbonës dhe ofron atraksione të jashtëzakonshme turistike, muze informues dhe pamje magjepsëse të ndërtesave të lashta të cilat u projektuan me shumë delikatesë.
Baxia, është zona në qendër të qytetit e mbushur me një shumëllojshmëri restorantesh, dyqanesh dhe hotelesh me shumë zhurmë dhe atmosferë të mirë. Sheshi Rossio dhe Praça da Figueira, janë po ashtu dy sheshe tepër të njohura. Në Lisbonë mund të shijoni një shëtitje me tramvajin elektrik, që punon që nga viti 1885 dhe njihet si Elevador da Gloria që lidh pjesë të qytetit dhe është një nga atraksionet më të famshme për turistët.
Meqenëse qyteti është i njohur për portin e tij dhe prodhimet e detit, zakonisht njerëzit i konsiderojnë ushqimet e detit si ushqimet më të preferuara në Lisbonë. Ky vend i ka dhënë shumë edhe botës së sportit. Futbollisti Cristiano Ronaldo, është ndoshta emri më i famshëm në futboll dhe një nga portugezët më të famshëm në të gjithë botën. Në fakt ai e ka nisur karrierën e tij si futbollist profesionist, në ekipin e qytetit të Lisbonës, Sporting CP.
