Sir. Michael Philip Jagger i njohur në skenë me emrin Mick Jagger, ka lindur me 26 korrik të vitit 1943 dhe njihet botërisht si këngëtar, kompozitor, aktor dhe producent i filmave anglez. Megjithatë famën e tij më të madhe e pati si këngëtar dhe si lider i grupit legjendar “The Rolling Stones”. Mick Jagger, konsoderohet si njëri nga muzikantët më me ndikim i të gjitha kohërave.
Mick Jagger bashkë me Keith Richards, njihen edhe si themeluesit e grupit “The Rolling Stones”, i cili gjatë viteve të 60-ta ishte grupi i vetëm rock & roll që rivalizuan popullaritetin e një grupi tjetër të famshëm siç ishin “The Beatles”. Në fillim të viteve të 70-ta, Jagger filloi pak nga pak të shkëputej nga grupi “The Rolling Stones”, për të vazhduar në të njëjtën kohë edhe karrierën si solo këngëtar.
Fillimin e shekullit të 21-të, Jagger, e shënoi me publikimin e albumit të tij të katërt solo, të cilin e emërtoi “Goddess”. Një vit më pas, në vitin 2020, grupi “The Rolling Stones”, festuan 40-vjetorin e ekzistencës në skenë me përmbledhjen e hiteve në një album të vetëm, të cilin e emërtuan “Forty Licks” dhe me një turne promovues të këtij albumi. Jeta personale e këngëtarit Jagger nuk ka qenë aspak e rehatshme. Ai vetëm një herë ka qenë i martuar zyrtarisht dhe më vonë i divorcuar si dhe ka pasur lidhje të shumta dashurie. Jagger ka tetë fëmijë, nga lidhjet e tij me pesë gra të ndryshme. Ai gjithashtu ka edhe pesë nipër e mbesa ndërsa u bë gjysh me 19 maj 2014, kur bija e tij, Jade Assisi, lindi një vajzë.
