Një kulturë krejtësisht ndryshe, për të cilën kemi qenë kureshtarë gjithnjë sa herë që është përmendur në librat historik të shkollës fillore. Fjala është për kryeqytetin e Egjiptit, Kajro. Ai është zemra e kulturës, politikës dhe ekonomisë së Egjiptit. Ky qytet, i ndërtuar në bregun e lumit Nil, është më i madhi dhe më i banuari në Egjipt. Ai ka një popullsi prej 7.7 milionë banorësh, përfshirë edhe 9.5 milionë banorë që jetojnë në afërsi të këtij qyteti.
Një nga gjërat më të shpeshta që tërheq vëmendjen e turistëve në Kajro, janë masat e rrepta të sigurisë. Në çdo ndërtesë që do të hyni, duhet të kaloni nëpër skanera kontrollues. Listën e vendeve që duhet të vizitoni patjetër në Kajro, do ta nisim me 3 piramidat, të cilat ndodhen në kryeqytetin egjiptian. Ato janë “Piramida e Madhe e Gizës”, “Piramida e Khufu”-së dhe “Piramida e Keops”-it. Këto piramida janë ndërtuar shekuj më parë dhe vazhdojnë të jenë një nga 7 mrekullitë e mbetura të botës antike dhe njëkohësisht mbajnë primatin e monumenteve më të famshme në Egjipt.
Mund të ndodhë tepër rrallë që nga vizita në Egjipt të kthehesh duarbosh, e kjo për shkak të souvenirëve të shumtë që mund t’i blesh atje, për t’i mbajtur kujtim për vete apo për t’ia dhuruar dikujt. Dyqani më i madh në Egjipt, njihet si “The Khan el Khalili”, tek i cili do të gjeni gjërat më domethënëse të historisë së Egjiptit.
Aventurat e shumta në Egjipt nuk mund t’i konsideroni të përfunduara nëse nuk e keni vizituar edhe Pallatin “Baron Empain”, një nga objektet me arkitekturën më të veçantë në këtë vend. Kur flasim për fushën e artit, Omar Sharif, Amr Waked, Kal Naga, Khaled Nabawy dhe Rami Malek janë 5 aktorët më të famshëm, të cilët janë me prejardhje nga Egjipti por që kanë arritur sukses edhe në kinematografinë botërore.
