Sot kemi zgjedhur që të shkruajmë për Xhakartën, një vend i përzierjes së arkitekturës perëndimore dhe asaj tradicionale indoneziane. Xhakarta ka më shumë se 10 milionë banorë dhe ndryshe njihet edhe si qendër e rëndësishme tregtare e bizneseve të Indonezisë.
Ky qytet ndahet në tre pjesë: zona e qytetit të vjetër në veri, Xhakarta qëndrore me rrokaqiej madhështor dhe pjesa ndërurbane me kopshte të gjelbëruara dhe shtëpi të bukura. Xhakarta karakterizohet edhe për numrin e madh të lumenjve që kalojnë nëpër qytet ku janë gjithsej 13 lumenj që rrjedhin përmes qytetit dhe që i shtojnë bukurinë këtij vendi.
Nëse pëlqeni arkitekturën me stile ndërtimesh të reja dhe të vjetra, do ta gjeni veten atje me patjetër. Nëse dëshironi hapësira të gjelbëruara, sërish jeni në vendin e duhur e gjithashtu nëse pëlqeni historinë, Xhakarta duhet të jetë udhëtimi juaj i radhës sepse vetëm në këtë qytet numërojmë 74 muze, që është numri më i madh i muzeve në të gjithë Indonezinë.
Një qytet kaq i madh, me një numër kaq të lartë të banorëve të saj por natyrisht ai mirëpret edhe një numër të lartë turistësh nga e gjithë bota.
