Peter Gene Hernandez, i njohur ndryshe si Bruno Mars është një prej këngëtarëve më të njohur amerikanë, kantautor, producent dhe muzikant. Para se të bëhej i famshëm, Bruno Mars, shkruante këngë për artistë të tjerë të njohur. Një ndër idhujt e tij më të mëdhenj ishte Michael Jackson, nga i cili është frymëzuar më shumë prandaj jo më kot Bruno Mars nuk është vetëm këngëtar pasi ai luan në bateri, tastierë, bass dhe kitarë.
Kënga e tij e parë titullohet “I Love you” dhe kjo tregon më se miri për personalitetin e tij të dashur.
Në muzikë ka fituar më shumë se 41 çmime prestigjioze, duke u bërë kështu njëri ndër artistët më të spikatur të shekullit XXI. Ndër to ai ka fituar edhe 6 çmime Grammy si dhe ka qenë i nominuar në 14 kategori të tjera.
