Këngëtarja Alicia Augello Cook, e njohur në skenë me emrin Alicia Keys, u lind në lagjen “Hells Kitchen”, të New York-ut me 25 janar. E lindur në vitin 1981, ajo filloi mësimet e para për piano ku shfaqi përkushtim të madh për muzikën, që në fëmijëri. Alicia Keys u bë yll i muzikës në fillim të viteve 2000, me muzikën e saj që përfshin një përzierje të RnB-së dhe muzikës soul. Albumi i saj “Songs in A Minor”, arriti rekord shitjesh prej më shumë se 50 mijë kopjesh të shitura vetëm në ditën e parë të publikimit, për të mbërritur më pas në 10 milion kopje të shitura në mbarë botën.
Suksesi i saj ishte edhe më i madh me albumet e radhës si: “The Diary of Alicia Keys”, “As I Am”, “The Element of Freedom”, “Girl on Fire” dhe “Here”, albume me të cilat Keys është klasifikuar në vendin e parë në top listën e famshme të “Billboard Hot 200”. Karriera e saj u pasurua edhe me pjesëmarrjen në spektaklin “The Voice”, në cilësinë e trajneres, ku pati rastin t’i përcjellë njohuritë e saja mbi muzikën tek talentet e së ardhmes.
Këngëtaren Alicia Keys, viti 2019, e gjeti si pjesë të rëndësishme të ceremonisë së 61-të të çmimeve “Grammy” dhe ajo në po të njëjtin vit publikoi edhe këngën “Raise A Man”. Në të njëjtin vit u bë pjesë e hitit “Calma” nga Pedro Capo që po ashtu arriti sukses duke merituar çmimin “Multi Platinium”.
