Sot do të flasim për virtuozët e njohur të muzikës shkodrane: Florinda dhe Ndrek Gjergjin.
Ndrek Gjergji mund të konsiderohet pa frikë si një një simbol i interpretimit të këngës qytetare e popullore, me motivin e dashurisë. Ai interpretoi gjithnjë pranë zonjës së tij, Florindës, në duetet më të njohura për publikun.
“Midis ballit më ke një pikë”, “Marshalla bukurisë sate”, “Jepma mollën”, “Mor bari”, “Kur perëndon dielli” etj.
Njerëzit ishin mësuar gjithnjë ti shihnin të pandarë, figura e tyre ishte e njësuar në një tablo të vetme.
Gjithashtu edhe Florinda Gjergji, mbeti si një ndër figurat më të njohura e më të vjetra shkodrane.
Ajo ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare duke heshtur kështu në të vetmen mënyrë freskinë e zërit të saj.
Lirika dhe arti kanë këndin e veçantë posaçërisht për kultivuesit e tillë të lirikës.
E konsideruar si “Mrika” e paharruar, sopranoja dhe jo vetëm, artistja e merituar, varfëroi padyshim muzikën shqiptare me largimin e saj.
Deputimin e parë në skenë ajo e realizoi në moshën 18-vjeçare, teksa përgjatë viteve të mëvonshme do të vijonte në gjurmët e të madhes Marije Kraja.
E madhja Florindë e njohu kulmin e saj në majat e skenave shqiptare në më shumë se njëherë të vetme.
“Të rrëfesh për momentin më të veçantë, bëhet pak e vështirë duke qenë se nuk zgjedh dot midis koncerteve, shfaqjeve operistike, apo këngëve në përgjithësi.
Ndoshta duhet të përmend turne të realizuara në botë, jashtë kufijve shqiptarë, ndoshta ato i japin një vulë më dukshme karrierës së saj” – do të shprehej Florinda Gjergji në një prej rrëfimeve publike.
E pyetur për të përshkruar veten e saj gjatë një prej intervistave të zhvilluara, ajo do të përgjigjej kështu:
“Jam një njeri që mësoj shpejt dhe nuk harroj kurrë.”
E papërtueshme për të kënduar, Florinda është identifikuar gjithnjë me kompozimin e Prenkë Jakovës, “Margjelo”.
Pëveç zërit, e veçanta e artistes në skenë ishte prezantimi përkrah bashkëshortit të vet, Ndrekës.
Duke ndihmuar njëri-tjetrin, së bashku përbënin një simbiozë perfekte si në skenë ashtu edhe në jetë.
Të konsideruar si virtuozët e jareve, Ndrek Gjergji me bashkëshorten e tij, para të ndaheshin nga kjo jetë, kishin vendosur që veçanërisht për miqtë e tyre, dhe jo për treg (e theksonin mjaft këtë detaj në intervistat e tyre) të përgatisnin një disk me këngët e repertorit të tyre.
