Kryeqyteti i Greqisë, Athina, është i vendosur në Evropën Juglindore dhe përfaqëson një qendër të fuqishme ekonomike, kulturore si dhe administrative. Athina është e njohur në mbarë botën për monumentet e saj historike që i kanë mbijetuar kohës me shekuj. Athina ishte qendër e krahinës se Atikës, e cila ndodhej në Greqinë e Mesme dhe që supozohet se kjo pjesë kishte reliev malor të pasur me argjend dhe mermer.

Numri i popullsisë aktuale llogaritet të jetë mbi 3 milion e 700 mijë banorë.

Ky qytet është qendra botërore e kërkimeve arkeologjike dhe përfshin institucione të ndryshme duke nisur nga ato kombëtare si: “Universiteti i Athinës”, “Shoqata Arkeologjike” si dhe shumë muze të rëndësishëm siç janë: “Muzeu Kombëtar Arkeologjik”, “Muzeu Cycladic”, “Muzeu Epigrafik” dhe “Muzeu Bizantin”, ashtu si edhe muzetë e Agorës, Akropolit dhe “Muzeu Arkeologjik” i Kerameikosit.

Infrastruktura e qytetit dhe pajisjet shoqërore janë përmirësuar, pjesërisht për shkak të ofertës së saj të suksesshme në fazën e Lojërave Olimpike Verore që u mbajtën në vitin 2004.

Kryeqyteti i Greqisë, renditet si njëri ndër qytetet më të preferuara për tu vizituar, ndërsa në Evropë, Athina është shpallur si qyteti i tretë më i preferuar për t’u vizituar, nga “Destinacionet më të Mira Evropiane”.