Dublini është kryeqyteti i Irlandës, një qytet me histori të lashtë, e cila përfshin Kështjellën e Dublinit që daton nga shekulli i XIII, Katedralja e “Shën Patrikut” nga viti 1119 e përveç kësaj një qytet me sipërfaqe të gjelbëruara, që i marrin zemrën çdo vizitori. 
Është qyteti i tretë më i vogël në të gjithë Irlandën e megjithatë përmban 1/3 e popullsisë së Irlandës jugore, për më tepër rreth 20% të gjithë popullsisë Irlandeze. Kur vizitoni Dublinin, do të dalloni një gjë që e karakterizon këtë vend, Irlandezët janë shumë të dhënë pas konsumit të birrës dhe këtë fakt do ta shihni edhe nga numri i lartë i birrarive, ku vetëm në kryeqytet numërohen më shumë se 600 të tilla. 
Këto vende i gjeni në gjithë Dublinin, por nëse po kërkoni për një hapësirë të veçantë, atëherë duhet vizituar “Temple Bar Area of Dublin”, që e gjeni pikërisht në qendër të qytetit. 
Ky vend i ka dhënë shumë edhe artit e kulturës, shumë emra të njohur botërorë në fushën e letërsisë kanë lindur e janë rritur në këtë qytet, ku veçojmë: James Joyce, Oscar Wilde, George Bernard Shaw etj. Në muzikë më së miri Irlandën e përfaqëson grupi irlandez U2, ndërsa në botën e sportit ky vend krenohet me emra si Brian O`Sdriscoll dhe Conor McGregor, dhe në kinematografi më së miri e përfaqëson, aktori Colin Farrell.