Ndryshimi i parë madhor në jetën e saj ndodhi kur Amy Winehouse, po shfaqej në faqet e para të mediave britanike gjatë kohës kur albumi i saj ‘Back to Black’, ishte duke vendosur rekorde të reja. Ky album debutoi në vendin e 7, në Top Listat Amerikane, pozicioni më i lartë debutues për një këngëtare britanike. Martesa më Fielder-Civil, në vitin 2007, i dha një kthesë të trishtë jetës së saj, duke qënë se nga ai moment, Winehouse po paraqitej si një person shumë kaotik dhe me probleme të mëdha me alkoolin dhe me substancat narkotike. Problemet e një pasnjëshme quan në anulimin e shumë koncerteve dhe i sollën madje edhe probleme me udhëtimet për shkak të vizave. Në kuadër të ceremonisë Grammy, ajo performoi nga Londra në një lidhje direkte satelitore, e pikërisht në këtë ceremoni albumi i saj ‘Back to Black’, fitoi 5 çmime Grammy.
Ylli i muzikës, frymëzim i miliona fansave në mbarë botën, Amy Winehouse, u shua në fund të korrikut të vitit 2011, në qytetin e Londrës. Edhe pas vdekjes së saj, ajo u shpërblye me një tjetër çmim Grammy “Post Mortum”, për duetin e saj me Tony Bennet.
