1️⃣ Të vizitoni muzeun e qytetit.
2️⃣ Të bëheni pjesë e festës së qershisë.
3️⃣ Të flini një natë në stanet e Korabit.
4️⃣ Të vizitoni Rabdishtën, fshatin më të bukur të të gjithë zonës së Dibrës.
5️⃣ Të provoni një sheqerpare dhe jufkat, të gatuara nga amvisat dibrane.
6️⃣ Të vizitoni Parkun e Lurës.
7️⃣ Të vizitoni Liqenet e Kacnisë.
8️⃣ Të shkoni në vendlindjen e Kastriotëve dhe të vizitoni muzeun e tyre.
9️⃣ Të përshkoni 5 Shtigjet.
🔟 Të eksploroni turin e kanionit të Drinit, turi më i gjatë dhe më i bukur që mund të provoni në të gjithë zonën e Dibrës.
