1️⃣ Një shëtitje të gjatë nga qendra deri tek shëtitorja “1 Maji” ku do të “takoni” edhe Lasgushin e Mitrushin.
2️⃣ Një shëtitje me varkë në Drilon.
3️⃣ Të konsumoni një drekë me Koran në një prej restoranteve të qytetit ose në Drilon.
4️⃣ Një vizitë në Tushemisht për të blerë çentro dhe tek teta Ollga.
5️⃣ Të vizitoni varret e Selcës.
6️⃣ Të vizitoni gadishullin e Linit dhe mozaikët e tij.