Vera është një pije e vjetër dhe komplekse me një histori të gjatë dhe mbresëlënëse.
Do t’ju duheshin vite të tëra studimesh për të kuptuar realisht sekretet dhe për t’u bërë njohës i mirë i verës.
➀ 𝙆𝙤𝙣𝙨𝙪𝙢𝙪𝙚𝙨𝙞𝙩 𝙢ë 𝙩ë 𝙢ë𝙙𝙝𝙚𝙣𝙟 𝙩ë 𝙫𝙚𝙧ë𝙨 𝙨ë 𝙠𝙪𝙦𝙚 𝙣ë 𝙨𝙖𝙨𝙞 𝙟𝙖𝙣ë 𝙠𝙞𝙣𝙚𝙯ë𝙩.
Kinezët konsumuan sasinë rekord prej 155 milion shishesh prej 9 litra verë në vitin 2013, duke ia kaluar në këtë mënyrë francezëve, konsumi i të cilëve u rrit me 18%. Popullariteti në rritje i verës së kuqe në Kinë ndodh si pasojë e faktit që e kuqja konsiderohet si ngjyrë me fat.
➁ 𝙑𝙚𝙧𝙖 𝙣𝙪𝙠 𝙩ë 𝙨𝙝ë𝙣𝙙𝙤𝙨𝙝.
Ndërkohë që birra ju shkatërron linjat, vera nuk ka asnjë ndikim. Në fakt studime të fundit tregojnë që femrat të cilat pinin vazhdimisht një sasi të caktuar të këtij alkoli kishin 10% më pak masë dhjamore se femrat e tjera. 
③ 𝙅𝙤 ç𝙙𝙤 𝙫𝙚𝙧ë 𝙚 𝙥ë𝙧𝙢𝙞𝙧ë𝙨𝙤𝙣 𝙨𝙝ë𝙣𝙙𝙚𝙩𝙞𝙣
Vera e kuqe njihet për përmbajtjen e antioksidantëve të dobishëm si polifenoli dhe resveratrol të cilat kanë veti mbrojtëse të zemrës dhe parandalojnë kancerin. Lëkura e rrushit është shumë e pasur me antioksidantë. Duke qenë se vera e kuqe fermentohet me lëkurën e rrushit, ka më shumë antioksidantë se vera e bardhë e cila përpunohet pa lëkurë. Madje studime të fundit tregojnë që vera e bardhë mund të jetë e dëmshme për aparatin tretës. Kështu që mos pini më shumë se 1-2 gota verë në ditë.
④ 𝙁𝙚𝙢𝙧𝙖𝙩 𝙢𝙪𝙣𝙙 𝙩ë 𝙙𝙚𝙝𝙚𝙣 𝙢ë 𝙨𝙝𝙥𝙚𝙟𝙩 𝙣𝙜𝙖 𝙫𝙚𝙧𝙖 𝙨𝙚 𝙢𝙚𝙨𝙝𝙠𝙪𝙟𝙩 𝙨𝙞 𝙥𝙖𝙨𝙤𝙟ë 𝙚 𝙧𝙖𝙥𝙤𝙧𝙩𝙞𝙩 𝙩ë 𝙫𝙤𝙜ë𝙡 𝙩ë 𝙪𝙟𝙞𝙩 𝙢𝙚 𝙙𝙝𝙟𝙖𝙢𝙞𝙣 𝙣ë 𝙩𝙧𝙪𝙥.
Në përgjithësi femrat e tolerojnë më pak alkolin se meshkujt por kjo nuk ka të bëjë aspak me peshën apo përmasat trupore. Nëse një femër dhe një mashkull të së njejtës madhësie do të konsumonin të njejtën sasi vere, femra do të kishte sërish një përqëndrim më të lartë të alkolit në gjak. Kjo ndodh sepse femrat kanë një përqëndrim më të lartë të dhjamit të trupit se meshkujt dhe dhjami nuk e përthith alkolin.