Lehja, rënkimi, ulërima dhe ato që duhet të dini për to
A është qeni i pushtuar nga një xhind nëse vajton, rënkon apo ulërin kur e dëgjon muezinin? Dhe a është qeni i rrezikshëm nëse leh?
Nëse mendoni se përgjigjet për këto pyetje janë po, atëherë iu sugjerojmë që të lexoni më tej.
Pse qentë vajtojnë kur e dëgjojnë muezinin?
Nëse do bëni një zë rënkues, është e mundur që qeni juaj apo qeni i komunitetit të fillojë të rënkojë, ose/dhe nëse një qen do fillojë të rënkojë edhe qentë tjerë do fillojnë të bëjnë të njëjtën gjë. Disa njerëz e konsiderojnë këtë si një model natyror të reagimit të qenve.
Mirëpo arsyeja kryesore është se qentë lehin në formë rënkuese si reagim ndaj zërave me frekuencë të lartë. Disa shembuj mund të jenë p.sh qentë fillojnë të lehin kur e dëgjojnë sirenën ose ndonjë zë specifik si sirenën e ambulancës, brigadës së zjarrfikësve, disa instrumente muzikore ose madje dhe zërin e muezinit.
Pse lehin qentë?
Qentë lehin për një tërësi arsyesh. Ata nuk lehin vetëm pse munden (ndonëse në disa raste mund të duket situatë e tillë). Qentë nuk lehin vetëm për të të shqetësuar ty dhe fqinjët, bile ata nuk lehin as për mëri apo hakmarrje.
Dëgjoni me kujdes, dhe do mësoni lehjet e ndryshueshme të qenit. Me një qasje të tillë ju do jeni në gjendje të kuptoni se cka dmth secila lehje. Hapi i parë për të kontrolluar sjelljen është të kuptoni pse qeni juaj është duke lehur?
Paralajmërmimi/Vigjilenca:
Për qenin është e natyrshme të leh kur dikush është tek dera apo nëse të huajt kalojnë afër shtëpisë apo veturës. Shumë qenë do të lehin nëse ndiejnë ndonjë rrezik duke dashur të thonë “Hej, unë jam këtu duke e mbrojtur këtë vend, kështuqë mos u ngatërro me mua”.
Zëri i kësaj lehjeje është i fortë, i mprehtë, i lartë dhe autoritativ. Zhvillimi i këtij instinkti me trajnimin e qenit mund të iu ndihmojë të mbroni shtëpinë dhe familjen.
Ankthi:
Kur qeni leh dhe lehja e tij tingëllon sikur është në ankth nënkupton ashtu sic konsiderohet, një akt vetëqetësues për shumë qenë. Kjo lehje është e një frekuence të lartë të zërit dhe e shoqëruar me rënkim. Kjo lloj lehje është e zakonshme për qentë që kanë ankth nga ndarja, kanë fobia apo frikë, apo lloje të tjera të ankthit.
Lehja e kërkimit të vëmendjes: Kur e dëgjoni këtë lehje, ju do e kuptoni se cka do të thotë. Kjo lehje do të thotë: “Hej! Hej! Shiko! Unë jam këtu!” Disa qenë mund të lehin dhe rënkojnë në të njejtën kohë për të marrë vëmendjen e dëshiruar nga njeriu, sikurse zëri i një foshnjeje duke vajtuar.
Lehja e disponimit të madh për të lozur/emocionuese:
Kjo lloj lehjeje është e zakonshme për këlyshët e vegjël dhe qentë e rinj. Shumë qenë mund të lehin gjatë lojës me njerëz dhe qenë të tjerë. Edhe zëri i lehjes tingllon sikur është duke u rritur dhe me shumë mundësi muzikal. Disa qenë mund të lehin në mënyrë emocionuese sidomos kur e dijnë se do dilni për të ecur apo të vozitni me veturë.
Lehja si përgjigje për qentë tjerë:
Kjo është një skenë familjare. Një qen në rrugë fillon të lehë, pastaj një tjetër, pastaj një tjetër derisa tërë qentë në bllokun tuaj të fillojnë të lehin. Kjo tingëllon sikur një interpretim i përzier zërash i Row Your Boat.
Lehja e mërzisë:
Lehja e një qeni të mërzitur tingëllon sikur qeni po leh sa për të dëgjuar zërin e vet. Edhe mund të jetë i bezdisshëm, mund të tingëllojë e pikëllueshme. Qentë e mërzitur shpesh lehin për të liruar energjinë e tepërt, dhe ndonjëherë nga vetmia. Ata zakonisht kanë nevojë për ndonjë aktivitet apo shoqërues.
Cfarë të bëjmë në lidhje me problemin e lehjes?
Lehja e tepruar nuk do të përmirësohet pa ndërhyrjen tuaj. Në momentin që e kuptoni arsyen e lehjes, merrni hapat e nevojshem për të adresuar burimin. Nëse lehja e qenit tuaj tingëllon sikur një thirrje ankthi apo frikë vizitoni veterinarin. Veterinari mund t’iu ofrojë arsye medicinale për këtë sjellje dhe me shumë mundësi do ofrojë medikamente për të ndihmuar qenin. Qentë në gjendje ankthi e kanë shumë të vështirë të mësojnë gjëra të reja. Medikamentet për të reduktuar ankthin mund të jenë efektive dhe mund t’a bëjnë trajnimin më të sukesshëm.
