Prej më se 11 vitesh, kjo grua çdo mëngjes, del nga shtëpia dhe drejtohet për në stacionin e Embankment, në Northen Line, të metrosë së Londrës.
Zbret shkallët lëvizëse, ulet në stol dhe dëgjon mesazhin e altorpalantit që thotë frazën “Mind the gap” (vëmendja ndaj hapësirës midis trenit dhe platformës).
Gruaja quhet Margaret McCollum dhe arsyeja që e shtyn që të përsëris të njëjtin veprim, është që të dëgjoj atë zë.
Kjo pasi ato fjalë u thanë nga i shoqi, Oswald Laurence në vitin e largët 1950.  Oswald ndërroi jetë në vitin 2007 dhe kompania Transport of London vendosi të zëvendësojë regjistrimin me një zë dixhital.
Në atë moment Margaret i shkroi një letër prekëse ndërmarrjes duke i kërkuar që zëri i Oswald të rikthehej të paktën në stacionin e Embankment. Dhe kështu u bë. Që nga ai moment Margaret ka mundësinë çdo ditë të dëgjojë burrin e saj, megjithëse për disa minuta.
Historia gjithashtu frymëzoi filmin me metrazh të shkurtër “Mind the gap” (2014) – Directed by Luke Flanagan.