Cristiano Ronaldo e ka pranuar se meritat për suksesin e tij në futboll i ka shoku i tij i ngushtë, Albert Fantrau. 😲👇
“Për suksesin tim duhet ta falënderoj Albertin. Ne kemi luajtur bashkë në një klub kur ishim të rinj. Kur agjentët nga Sporting Lisbona erdhën për të na vëzhguar, ata na thanë se kush do të shënonte më shumë gola, do të pranohej në Akademinë e tyre. Ne e fituam atë ndeshje 3-0, unë shënova golin e parë, të dytin Alberti dhe goli i tretë ishte ajo që mahniti të gjithë. Alberti ishte veç me portierin dhe unë po vrapoja afër tij. Ai e kaloi portierin dhe krejt çfarë duhej të bënte ishte ta fuste topin në portën e zbrazur, por ai ma pasoi mua dhe unë shënova. Unë u pranova në Akademi, ai jo. Pas ndeshjes, iu afrova atij dhe i thashë “Pse e bëre këtë?” dhe ai mu përgjigj: “Ti je më i mirë se unë”. Disa vite më vonë, një gazetar shkoi tek shtëpia e Albertit dhe e pyeti nëse kjo histori ishte e vërtetë. Ai e konfirmoi atë. Ai tha gjithashtu se karriera e tij si futbollist mori fund atë ditë pas ndeshjes dhe se ishte i papunë. “Por, ku e ke marrë këtë shtëpi kaq të mirë dhe këtë veturë? Dukesh se je shumë i pasur. Nga e ke gjithë këtë pasuri kur ti je i papunë?”, e pyeti gazetari.
Alberti u përgjigj me krenari: “I kam nga Cristiano Ronaldo”. 😊😍
