Roma, kryeqyteti i Italisë është një ndër vendet më të pëlqyera dhe më të vizituara në Europë.
Roma është renditur nga GaWC në vitin 2010 si një qytet botëror, si dhe një ndër 28 qytetet më të rëndësishme globale. Në vitin 2007, Roma ishte qyteti i njëmbëdhjetë më i vizituar në botë si dhe ndër 3 qytetet më të vizituara në Bashkimin Evropian.
Roma është një nga qytetet më të suksesshme në botë në aspektin e reputacionit dhe pasurisë. Qendra e saj historike është e shënuar nga UNESCO si pjesë e trashëgimisë botërore.
Monumentet dhe muzetë e tilla si: Muzetë e Vatikanit dhe Colosseum janë ndër destinacionet më të vizituara në botë. më poshtë do të shikoni disa prej vendeve më të bukura që mund të vizitoni nëse ju bie rruga në Romë.
