Këngëtarja nuk ka nguruar asnjëherë të flasë për dashurinë labe që ndjen në shpirtin e saj, një dashuri të cilën e shfaq dhe në albumin e saj me të njëjtin titull. Poni shprehet se karakteri i saj lab 24 karatësh ka bërë që ajo të këndojë më së shumti këngë labe dhe të zgjedhë këtë gjini të muzikës, aq të dashur për publikun.
Me një numër të madh adhuruesish nga e gjithë Shqipëria, Poni vazhdon të vijë në skenat shqiptare me këngë të reja nga të cilat nuk mund të bëjmë dot dallim midis tyre. Nga momenti i parë që është prezantuar me publikun, të gjithë e kanë kuptuar se Poni do të kishte sukses të menjëhershëm anembanë Shqipërisë.
Poni përgjate viteve të ndryshme ka marrë pjesë rregullisht nëpër festivale si në ato të muzikës popullore por edhe në ato moderne. Gjatë një prej intervistave, ajo është shprehur se kënga është vetë shpirti i saj dhe natyrisht dashuria labe është kënga ku ka kenduar me zemër.
