Thashethemet se beqarët mund të jenë më të trishtuarit, mund të konsiderohen të gabuara. Sot, njerëzit modernë kanë filluar të mësojnë normat në një mënyrë tjetër dhe të shijojnë jetën si beqarë, por pse?!
Janë arsye të ndryshme pse njerëzit pëlqejnë të qëndrojnë për një kohë të gjatë vetëm ose edhe përgjithmonë. Kjo ndodh sepse tashmë nuk konsiderohet më si “diçka e gabuar”.
Ne do të njiheni me disa nga arsyet pse njerëzit pëlqejnë të qëndrojnë beqarë dhe rezultatet duket se janë shumë interesante.
Të kalosh kohën me njerëzit e tjerë është më e këndshme
Njerëzit fillojnë të përqëndrohen më shumë në kohën personale, jetën e tyre shoqërore dhe karrierën. Ata nuk duan që jeta e tyre të kontrollohet dhe të neglizhohet vetëvlerësimi i tyre. Kjo u jep atyre mundësinë të qëndrojnë më të hapur ndaj aventurave të reja dhe e shikojnë veten më argëtues sepse janë beqarë. Beqarët shijojnë çdo minutë të jetës së tyre duke ja njohur më mirë vlerat kohës dhe jetës.
Femrat e pëlqejnë ndjenjën e pavarsisë
Femrat e duan ndjenjën e lirisë dhe të qenurit sa më e fuqishme. Ato përqendrohen në karrierën e tyre dhe respektojnë jetën personale pa pasur nevojë të bëjnë ndonjë sakrificë për shkak të dashurisë. Futja në një marrëdhënie i bën ato të frikësohen se do të humbasin të gjitha ato që kanë arritur, përfshirë edhe pavarësinë e tyre. Prandaj femrat martohen në moshë madhore dhe kjo është arsyeja kryesore pse shkalla e divorcit ka rënë ndjeshëm.
Ndërsa plakemi, beqaria fillon të duket si një mundësi më e mirë
Ishte një studim i bërë mbi njerëzit midis moshës 40 dhe 85 vjeç që tregoi se beqarët e kësaj moshe ishin shumë më të lumtur. Në fakt, ndërsa plakeshin, ata ishin më të kënaqur.
Gjithnjë e më shumë njerëzit nuk duan të angazhohen
Njerëzit që janë në kërkim të një marrëdhënieje të fortë dhe duan të angazhohen përfundojnë beqarë, sepse nuk mund të gjejnë dikë që gjithashtu kujdeset dhe përfshihet në shumë angazhime të tjera. Në ditët e sotme kjo shkakton frikë dhe që i mban njerëzit larg njëri-tjetrit.
Ata e kanë të vështirë të besojnë te të tjerët
Edhe pse ka histori të mira dashurie, ato që kanë një fund të keq zakonisht përfundojnë beqarë. Ky fakt mund të luajë me aftësinë tonë për të besuar dhe mund ta bëjë të vështirë të besojmë atë që thotë dikush tjetër. Koha që duhet të njohim personalitetin e dikujt dhe të shohim nëse mund të besohet vërtetë të merr një kohë të gjatë.
Beqarët duan të punojnë për veten e tyre
Është e vërtetë që në një marrëdhënie mund të punoni me veten, por ka më shumë mundësi për ta bërë këtë gjë më mirë kur jeni vetëm. Kur punoni për të zhvilluar veten tuaj është më e lehtë të ndërtoni karakter më të mirë dhe të punoni me dobësitë tuaja dhe të bëheni më të fortë. Kur nuk keni dikë tjetër për të menduar, ke më shumë kohë për ide biznesi, relaksim dhe stërvitje. Liria e zgjedhjes së asaj që doni të bëni me kohën tuaj të lirë është arsyeja që shumë persona vendosin të qëndrojnë beqarë.

