Ju mund ta doni macen tuaj, por mund të mos jeni plotësisht të vetëdijshëm për shumë informacione rreth tyre. Për shembull, e dini se macet kanë një organ shtesë që u lejon atyre të shijojnë aromat? Apo se ato zhvilluan mjaullimin si një mënyrë për të komunikuar me njerëzit?
Për t’ju ndihmuar të vlerësoni plotësisht sesa të mrekullueshme janë macet, po ju listojmë disa fakte në lidhje me këto krijesa të bukura.
1. Macet besohet të jenë gjitarët e vetëm që nuk e shijojnë ëmbëlsinë.
2. Macet mund të kërcejnë deri në gjashtë herë më shumë se gjatësia e tyre.
3. Macet kanë 230 kocka, ndërsa njerëzit vetëm 206.
4. Proçesi i pastrimit të maces tuaj stimulon rrjedhjen e gjakut në lëkurën e saj, rregullon temperaturën e trupit dhe e ndihmon atë të relaksohet.
5. Macet shënojnë territorin e tyre kur ata fërkojnë fytyrat dhe trupat e tyre tek ju, pasi ato kanë gjëndra arome në ato zona.
6. Macet ëndërrojnë, ashtu si njerëzit.
7. Macet mund t’i rrotullojnë veshët 180 gradë.
8. Për sa i përket zhvillimit, viti i parë i jetës së një maceje është i barabartë me 15 vitet e para të jetës njerëzore. Pas vitit të dytë, një mace është 25 vjeçe në vitet e njeriut. Dhe pas kësaj, çdo vit i jetës së një maceje është i barabartë me rreth 7 vite njerëzore.
9. Një mace mjaullin brenda një diapazoni prej 20-140 Hz, e cila dihet se është terapeutike nga ana mjekësore për sëmundjet tek njerëzit.
10. Macet shtëpiake i njohin vetë emrat e tyre edhe nëse largohen kur i dëgjojnë.
Duhet pranuar që macet janë kafsha shtëpiake më e famshme pasi sipas një studimi ka mbi 500 milion mace shtëpiake nëpër botë. Vlen të përmendet që edhe Abraham Lincoln ishte një president i çmendur pas maceve! Ai kishte katër mace që jetonin në Shtëpinë e Bardhë së bashku me të.