Roza Anagnosti (Roza Xhuxha) lindi nё Shkodër me 27 tetor 1943. Aktorja e teatrit dhe kinematografisë, e cila karakterizohet me një repertor të ngjeshur dhe shumë të suksesshëm, rrugëtimin e saj artistik e nisi në skenën e Teatrit “Migjeni”.
Fёmijёrinё e kalon nё qytetin e lindjes ku qё e vogёl hedh hapat e para nё fushёn e artit. Ishte akoma nё bankat e shkollës fillore kur fiton çmimin e parë me kёngёn “Qingji” tё Leonard Dedёs. Nёn drejtimin e pedagogёve tё shquar si Tonin Harapi nё Shtёpinё e Pionierit dhe Prenk Jakova nё shtёpinё e Kulturёs perfeksionoi dhuntitë e saj artistike dhe u cilёsua si njё vajzё me talent dhe me tё ardhme të madhe. Nё fёmijёrinё dhe nё adoleshencёn e saj rёnduan privime tё shumta shpirtёrore e materiale pёr arsye se i ati nё vitet ’50 dёnohet nga regjimi komunist pёr arsye politike.
Talenti i saj u ndihmua nga jeta kultutore artistike qё karakterizonte qytetin e Shkodrёs nёn drejtimin e artistёve tё shquar. Nё vitin 1958 Roza Anagnosti angazhohet nё premierёn e parё tё Teatrit tё Estradёs, nё njё parodi së bashku me Hasan Smajën dhe mё vonё nё zhanrin dramatik në teatrin “Migjeni” me rolin e saj tё parё “Nuria” nё pjesёn “Kunora e Nuries” tё dramaturgut Kolё Jakova. Roza ishte vetёm 15 vjeçe dhe suksesi nё kёto pjesё teatrale do të pёrcaktonte pёrfundimisht jetёn e saj profesionale pasi ajo do të pranohej dhe emёrohej aktore nё Teatrin “Migjeni” tё Shkodrёs. Në këtë teatër ajo luajti njё sёrё rolesh kryesore dhe tё suksesshme, ndёr tё cilёt personazhin e Norёs nё shfaqjen “Nora” tё Andrea Skanjetit. Me kёtё rol fiton çmimin si interpretuesja mё e mirë nё rolet e femrave nё Festivalin e Dytë Kombёtar tё Teatrove Profesionistё tё Shqipёrisё.
Talenti, aftësitё aktoreske dhe fizike tёrhoqën vёmendjen e kineastёve dhe Roza Anagnosti filloi karrierёn e saj kinematografike me rolet e para: murgesha nё filmin “Migjeni”, mёsuesja nё filmin “Detyrё e posaçme”, Filja tek filmi “Toka jonё” ku njihet me Dhimitёr Anagnostin, bashkёshortin e saj tё ardhshёm.
Nё tetor 1964 fillon punё si aktore pranё Teatrit Kombёtar nё Tiranё.
Me aftёsitё, punёn kёmbёngulёse dhe pjekurinё artistike e profesionale ka patur arritje tё shquara si nё teatёr dhe nё film. Roza Anagnosti nё karrierёn e saj numёron rreth 120 role nё teatёr, film e televizion.
Eshtё nderuar me çmime dhe medalje nё Festivalet e Filmit Artistik Shqiptar.
Nё Festivalin e 4-t tё Filmit Artistik Shqiptar fiton kupёn si aktorja mё e mirё me rolin e Dafinёs nё filmin “Mёsonjёtorja”.
Nё vitin 1984 nderohet me titullin “Artiste e Merituar”.
Roza Anagnosti vazhdon të jetë pjesë e skenës shqiptare. Gjatë karrierës artistike i është përkushtuar poezisë dhe prozës poetike të autorëve më të shquar shqiptarë dhe të huaj me interpretime të shumta në emisione radiofonike, televizive dhe koncerte si brenda dhe jashtë Shqipërisë ku ka marrё duartrokitje dhe vlerёsime tё shumta.
Presidenti i Republikës i kohës, Bamir Topi ka dekoruar znj. Roza Anagnosti me Urdhërin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Për kontribut të shquar në artin skenik shqiptar, duke krijuar me mjeshtëri të lartë një galeri të pasur figurash dhe, veçanërisht, në kinematografi, ku afirmoi vlerat më të arrira, nëpërmjet interpretimit të veçantë dhe krijimit të figurave të paharruara dhe të dashura për publikun”.
