Kënga e njohur shqiptare “Lulet në Dritare” e cila u soll re-make nga këngëtarja shkodrane Klodiana Vata në bashkëpunim me artistin e ri Sei Daci ka arritur 1 miljon klikime në platformën You Tube.
Kënga u lançua nga dy artistët me 24 tetor të një viti më parë dhe për këtë projekt muzikor u kujdes artisti i njohur Stine dhe mesa duket suksesi i këngës mbetet i padiskutueshëm.
Klodiana Vata ka zhvendosur karrierën e saj tashmë në kryeqytet dhe projekti më i fundit muzikor i saj mban titullin “Një ninullë me zë prej nëne” me të cilin konkuroi në festivalin e këngës qytetare “Luleborë” në edicionin e fundit.